Basten mund të jetë i interesuar për të drejtuar Hamburgun
Amsterdam, 21 shtator - Marco van Basten mund të jetë i interesuar për të drejtuar Hamburgun, ka bërë të ditur agjenti i tij.
Holandezi është përmendur si favorit për të pasuar të shkarkuarin Michael Oenning, dhe agjenti i tij ka thënë se Van Basten do të dëgjojë ofertën e klubit gjerman.
Ne do të shikojmë në çdo ofertë serioze. Hamburg duhet të na kontaktojë, ne përfundimisht do t1i dëgjojmë se çfarë ata kanë për të thënë, ka pohuar Perry Overeem.
Ish-ylli i Ajaxit dhe Milanit, i cili së fundi ishte afër të marrë nën drejtim Sporting Lisbonën, ka qenë i papunë që nga fundi i sezonit 2008/09 kur u largua nga Ajaxi i Amsterdamit.