Basketboll, Spanja dhe Serbia çerekfinalistet e para
Ankara, 6 shtator - Spanja dhe Serbia janë dy skuadrat e para çerek finaliste te Botërorit te Basketbollit. Kampionet e botës në fuqi arritën të kualifikohen ne këtë faze të kompeticionit pasi munden me rezultatin 80-72 Greqinë në një ndeshje me të vërtetë shumë të vështirë.
Pasi humben dy nga pesë sfidat ne grupin D, spanjollet duket se janë kthyer në formën e tyre me të mirë.
E udhëhequr Juan Carlos Navarro, autor i 22 pikëve në këtë ndeshje, Spanja do të arrinte suksesin vetëm në periodën e fundit.
Greket ishin në avantazh 54-52, por nuk arritën të ruanin epersine e tyre, duke i lejuar kundërshtareve të përmbysnin gjithçka në 70-60 kur mbeteshin vetëm 2 minuta nga fundi i takimit.
Me pas kampionet e botës do të kontrollonin lojën, duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Botërorit të Basketbollit, ku do të përballen me Serbinë.
Kjo e fundit mundi me vetem nje pike 73-72 Kroacine ne derbin ballkanit.
Nenad Krstic me 16 pike dhe Aleksandar Rasic me 15 ishin tërheqësit e përfaqësueses serbe drejt suksesit ne kompeticionin me te rendesishem te basketbollit.
Ne çerekfinalet e botërorit qe po zhvillohet ne Turqi, Serbia do te kërkoje revanshin ndaj Spanjës, pas humbjes se një viti me pare në finalen e Kampionatit Europian.