Barsa dhe Messi të nominuar për Oskarin sportiv
Barcelonë, 12 shkurt - Sezoni i shkëlqyer i Barcelonës në vitin 2009, ka renditur këtë skuadër midis kandidatëve për kategorinë prestigjioze Lauratët, në kategorinë Ekipi më i mirë i vitit.
Ky çmim ndahet që nga viti 2000. Barcelona për të fituar këtë çmim do të duhet të fitoj konkurrencën e ekipit të Formula 1, Brown GP, ekipin kombëtar të femrave të Gjermanisë në futboll (pesë herë rresht kampion i Evropës), ekipin e basketbollit në NBA, LA Lakers, Nju Jork Yankiys në bejsboll dhe ekipin kombëtar të Afrikës së Jugut në ragbi.
Edhe futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi i cili gjatë vitit që lamë pas u shpall si futbollisti më i mirë në botë, është ndër të nominuarit në kategorinë sportist i vitit.
Në garë për këtë çmim do jenë edhe Kenenisa Bekele (atletikë) Husain Bolt (atletikë), Albert Kontador (çiklizëm), Roxher Federer (tenis) dhe Valentino Rossi (Moto GP). Ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet me 10 mars në Abu Dabi.