22 Dhjetor 2024

Barcelona ul pagat e lojtarëve për shkak të koronavirusit

Barcelonë, 27 mars - Barcelona do të ul pagat e lojtarëve të saj për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Klubi spanjoll të enjten vonë njoftoi se Bordi ekzekutiv ka vendosur të pezullojë përkohësisht kontratat e lojtarëve, gjë që çon në një "ulje proporcionale të shpërblimit të parashikuar në kontratat përkatëse".

Kontratat e lojtarëve do të mbeten të paprekura gjatë pezullimit. Punëdhënësit në Spanjë lejohen të ulin kostot e punës, ndërsa garantojnë se punëtorët do të kthehen në punë pasi të përmirësohen kushtet.

Klubi theksoi se nuk kishte vendosur se sa do të ulen pagat.

Barcelona është klubi i parë i ligës spanjolle që paralajmëroi uljen e pagave.

Në sezonin 2018-19, Barcelona njoftoi se pagat e lojtarëve për ekipet e saj sportive llogariten 671 milionë euro, nga 973 milionë eurot e saj në shpenzime. Barcelona mbulon skuadra në basketboll, hendboll dhe sporte të tjera më të vogla, por skuadra e saj e futbollit merr pjesën më të madhe të kostove të pagave.

Liga spanjolle pezulloi kampionatin dy javë më parë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)