Barcelona sytë nga Adrian Lopez
Barcelonë, 12 mars - Barcelona me sytë nga Adrian Lopez. Sulmuesi 24-vjeçar i Atletiko Madrid ka përfunduar në interesin e klubit blaugrana.
Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle \"AS\", katalanasit janë të interesuar për goleadorin spanjoll i cili ka një klauzolë prej 18 milionë eurosh për tu larguar nga \"Los Cochoneros\".
Për sulmuesin që po kalon një super formë me klubin madrilen interesohet edhe Manchester City.
Forma e tij e mirë bëri që ish sulmuesi i Real Sociedad të ftohet edhe nga Vimcente Del Bosque në Kombëtaren kampione bote. /albeu.com/