Barcelona synon portierin e Liverpoolit, Pepe Reina
Barcelonë, 7 maj - Udhëheqesit e Barcelonës kanë vendosur që portieri i Liverpoolit, Pepe Reina të jetë synimi i tyre primar gjatë kësaj vere, përcjellë të hënën "El Mundo Deportivo".
Reina 30-vjeçar, ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2014 dhe shihet si zëvendësim për Victor Valdesin, që pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Për shërbimet e Reinas, Barça është e gatshme t'i paguajë Liverpoolit një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh.
Reina në vitin 2002 u pat larguar nga Barcelona për të firmosur me skuadrën e Villarrealit.
Ai prej vitit 2005 është pjesë e Liverpoolit. Kërkohet edhe nga skuadra e Arsenalit.