07 Maj 2024

Barcelona superiore në të gjitha statistikat

Barcelonë, 2 dhjetor - Skuadra e Barcelonës ka realizuar më shumë se 600 pasime të sakta në fitoren e thellë 5:0 kundër Real Madridit në \"El Clasico\".

Në total futbollistët e Barcelonës kanë bërë 684 pasime, prej tyre plot 608 pasime ishin të sakta apo 89 për qind. Vetëm mesfushori Xavi Hernandez ka realizuar 110 pasime të sakta.

Ndërkohë Real Madridi ka pasur 331 pasime dhe prej tyre vetëm 224 ishin të sakta. Gjithashtu Barcelona ka pasur topin në pronësi në  67 të kohës, derisa Reali vetëm 33 për qind.

Futbollistët e Barcelonës kanë regjistruar 15 gjuajtje dhe prej tyre pesë kanë përfunduar në rrjetën e portës së Iker Casillasit, derisa Reali pati vetëm pesë gjuajtje dhe vetëm dy prej tyre shkuan në kornizën e golit, por që u priten pa telashe nga portieri Victor Valdes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)