Barcelona, starti më i mirë në Evropë
Barcelonë, 6 tetor - Barcelona është skuadra e vetme në Evropë që ka fituar të gjitha ndeshjet në ligë dhe Ligën e Kampionëve këtë stinor.
Ekipi i Tito Vilanovës ka rrëmbyer pikë të plota nga të gjitha tetë duelet e deritashme.
Gjiganti katalan është skuadra e vetme në Evropë me bilanc pozitiv, prej gjashtë fitoreve në La Liga dhe dy të tjera në Evropë.
Vetëm Bayern Munichu i afrohet Barcelonës, por humbja nga BATE Borisov të martën ua prishi bilancin e qindpërqindtë.
Gjigantë të tjerë evropianë, si Chelsea dhe Juventus, kryesojnë ligat përkatëse, por kanë humbur pikë në ligë dhe Evropë. Kurse, Barcelona kryeson në Spanjë dhe në Ligën e Kampionëve.
Humbja e vetme në 10 ndeshjet zyrtare ishte dueli i kthimit në Superkupën e Spanjës, pas së cilës skuadra hyri në seri të furishme në edicionin e ri të La Ligës dhe në Ligën e Kampionëve.
Të dielën do të ketë sprovën më të madhe deri më tani, pasi presin Real Madridin në Nou Camp.