29 Prill 2024

Barcelona skuadra më e mirë e dekadës

Barcelonë, 10 nëntor - Ka ardhur koha që të shihet se kush është mbreti e kush mbretëresha e futbollit në Spanjë. Qendra për kërkime historike të futbollit të Spanjës dhe statistikës, CIHEFE, nga një studim i fundit ka shpallur Barcelonën skuadrën më të mirë të dekadës.

Studimi mbledh të gjitha rezultatet e ekipeve në La Liga dhe Copa del Rey, ashtu si analizat në baza individuale, të gjitha këto të vlerësuara me anë të një sistemi me pikë.

Kështu, që prej vitit 2000 deri në vitin 2010, Barcelona ka grumbulluar 1630 pikë, më shumë se rivali i përbetuar Real Madrid, që ka 1482 pikë. Valencia është e treta me 1236, ndërsa Deportivo befasisht zuri pozitën e katërt 1024.

Këto neve na tregojnë në të vërtetë se në Spanjë edhe për ato skuadra që dyshohet se nuk janë të mira ja një studim i tillë i dha fund fjalëve gojore dhe lajmeve spekulimeve mediatike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)