12 Maj 2025

Barcelona refuzoi Bale për 40 milionë euro

Barcelonë, 7 gusht - Gareth Bale pritet të jetë blerja më e shtrenjtë e planetit në botën e futbollit me Real Madridin që do të hedhë të paktën 100 milionë euro në arkën e Tottenham.

Mirëpo në një prapaskenë që e raporton \"Mundo Deportivo\", Barcelona refuzoi ta blinte lojtarin shumë here më lirë se ç’po blihet tani nga rivalët e tyre në Spanjë.

Bëhet fjalë për vitin 2011 kur ekipi blaugrana po kërkonte një mbrojtës të majtë dhe oferta 40 milionë euro e Tottenham frikësoi Barcelonën me blaugranat që nuk pranuan të paguanin atë çmim të lartë.

Në fakt spanjollët duhet të pendohen 2 herë pasi krahas çmimit 40 milionë euro që është më pak se çmimi që do paguaj Reali, ata patën më vonë shumë probleme në krahun e majtë me Abidal që u operua 2 herë.

I vetmi ekip që gëzon për dështimin e kësaj tratative është Tottenhami i cili do të mbushë arkën me shitjen e Gareth Bale me plot 100-115 mln euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)