Barcelona pas Neymar dhe Rossit
Barcelonë, 31 mars - Sulmuesi me të ardhme evropiane, braziliani Neymar, tashmë është shndërruar në një prej caqeve më atraktive për gjigantët evropiane të futbollit.
Pas tratativave me Chelsean verën e kaluar dhe negociatave përgjatë janarit, forma e shkëlqyer e tij ka alarmuar edhe klubet tjera të mëdha evropiane.
Neymar konsiderohet si lojtari i së ardhmës, ndërsa tani pas shumë top-klubeve të mëdha Evropiane që janë interesuar rradhën e kishte edhe Barcelona e cila gjithashtu ka bërë të njëjtën gjë.
E përditshmja spanjollë AS raporton se Barcelona do të shqyrtoj mundësin të transferojë lojtarin më të mirë brazilian për momentin, Neymar i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Santos gjithashtu edhe me atë të kombëtares së tij.
Por kjo nuk është e tëra, Barcelona kërkon që në fund të sezonit në skuadër të sjellë edhe sulmuesin e rrezikshëm të Villarealit, Giuseppe Rossin i cili para disa ditëve ka raportuar se dëshiron të luaj në Serie A.