14 Maj 2024

Barcelona para kohe në finale

Barcelonë, 27 janar - Barcelona edhe njëherë u tregua hyjnore, ndërsa kësaj radhe viktimë e saj ishte Almeria, e cila shpëtoi duke mos pësuar një debakël tjetër të tipit 8-0 sikurse më herët gjatë sezonit.

Blaugranët e përfunduan ndeshjen për 30 minuta. Lionel Messi kaloi në epërsi katalanasit (9’) pas asistimit të Pedros, përderisa rezultatin e dyfishoi David Villa me ndihmën e maestro Xavit (11’).

Ishte përsëri Lionel Messi ai që realizoi, tani për 3-0 por me asistim të Iniestas (16’), para se Pedro të shënonte me kokë pas harkimit milimetrik nga Xavi (31’).

Deri në fund të takimit Barcelona bëri shaka me kundërshtarin, duke dëshmur kështu edhe njëherë primatin në botën e futbollit, kurse për 5-0 realizoi krejt në fund Siedou Keita (89’).

Kështu, Blaugranët në ndeshjen kthyese të Coppa del Rey do të hyjnë me avantazh të lartë, e të cilën natyrisht se mund ta zhvillojë edhe me maturantë nga akademia, pasi që finalja tashmë është siguruar.

Barcelona tani duhet të presë kundërshtarin e finales së prillit, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë askush tjetër pos rivalit të përbetuar, nëntë-herë kampionit të Evropës dhe 31 herë kampionit spanjoll, Real Madrid.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)