22 Prill 2025

Barcelona ofron 40 milionë euro për Fabregasin

Barcelonë, 13 korrik - Zyrtarët e klubit katalanas, Barcelona kërkojnë me çdo kusht mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas në skuadrën e tyre.

Nisur nga kjo dëshirë, zyrtarët e klubit katalanas, janë të gatshëm të rrisin ofertën për blerjen e tij.

Katalanasit do të paraqesin ofertën e tyre të fundit prej 40 milionë eurosh për mesfushorin spanjoll. Kjo shumë është çmimi minimal i vënë nga drejtuesit londinezë për futbollistin e tyre.

Pas blerjes së Alexis Sanchez nga ana e Barcelonës për 43 milionë euro, Arsenali tashmë ka arsye për të kërkuar shuma të mëdha për futbollistin më të mirë të ekipit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)