Barcelona nuk i paguan lojtarët
Barcelonë, 8 korrik - Sipas Sport, Barcelona nuk ka qenë në gjendje ti paguajë pagat e futbollistëve për muajin e kaluar, që edhe njëherë tregon krizën në të cilën gjendet klubi katalanas, ndërsa këtij raporti i parapriu zyrtarizmi i kredisë prej 150 milionë eurosh të martën nga Sandro Rosell.
Sipas gazetës spanjolle, Barcelona e kishte shitur Dmytro Chygrynsykiyn për të paguar lojtarët e saj për muajin e kaluar, gjë që nuk ishte e mjaftueshme.
Rosell në konfirmimin e tij ka thënë se për të tejkaluar krizën, klubi është dashur të marrë kredinë dhe të rrisë të ardhurat, të cilën do ta arrijë me një rritje të çmimit të biletave prej 15 % në një hark kohor prej pesë vitesh.