09 Janar 2025

Barcelona nga muzeu fiton 30 milionë euro në vit

Barcelonë, 23 shkurt - Muzeu i FC Barcelonës për disa vjet rresht mban primatin në Kataloni, madje është edhe më i vizituar se muzeu i piktorit të famshëm Picassos në Barcelonë dhe Dalit në Figueras, ku në vitin 2011 ka arritur rezultatet më të mira në historinë e saj 27-vjeçare.

Vitin e kaluar, vizitat ishin më të larta prej 24 për qind, ndërsa faturimi është rritur më shumë se 59 për qind. Muzeun e kanë ’shkelur’ 1.62699 milionë njerëz duke e bërë atë si muzeun e tretë më të vizituar në Spanjë, pas Prada me 2.911.767 dhe Mbretëreshës Sofia me 2,705,529 vizitorë, shkruan Koha.

Vizitorë më së shumti muzeu më i madh i Barcelonës kishte në korrik, kur nga dyert e \"Camp Nou\" kaluan 271.992 vizitorë, ndërsa rekordi është arritur më 14 korrik të vitit të kaluar me 13.659 vizitorë.

Barcelona në vitin 2010 ka përfunduar renovimin e muzeut në të cilën ka investuar rreth 3 milionë euro, ndërsa investimet ngadalë por me siguri po vijnë dhe muzetë janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për klubin.

Një biletë për vizitë në muzeun e klubit të Barças kushton 18 euro dhe sipas një llogaritjeje bëhet fjalë për rreth 30 milionë përfitime vetëm sezonin e kaluar ose më saktësisht 29.285.820 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)