Barcelona në garë me City për Javi Martinez
Barcelonë, 28 shkurt - Barcelona ka arritur të kalojë Manchester City në garën për mesfushorin e Athletic Bilbao, Javi Martinez.
Skuadra e drejtuar nga tekniku italian, Mancini, ka ofruar një shifër prej 26 milionë sterlinash, por në krahun tjetër Bilbao kërkon të paktën 36.
Në këtë pikë ndërhyn Barça, ku drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur, kjo bazuar në atë çka shkruajnë mediat spanjolle, se janë të gatshëm të ofrojnë këtë shifër.