Barcelona mendon për Torresin
Barcelonë, 5 qershor - Barcelona thuhet të jetë tejet e interesuar në sulmuesin e Liverpoolit, spanjollin Fernando Torres.
E ardhmja e Torresit në Anfield është e paqartë, sidomos pas largimit të Rafa Benitezit, ndërsa Blaugranët pas dështimit për ta transferuar atë sezonin e kaluar, këtë herë pritet të ringjallin interesimin e tyre.
Chelsea thuhet të jetë gjithashtu e interesuar për Torresin, por preferenca kryesore e Bluve mbetet Ibrahimovic, të cilit Barcelona ia ka vënë një çmim prej 50 milionë eurosh.
Nëse Ibra transferohet te Chelsea, atëherë automatikisht vjen në shprehje Fernando Torres si sulmues qendror në Camp Nou.