Barcelona me sulmin më të fortë në botë

Barcelonë, 9 gusht - Barcelona e ka sulmin më të fuqishëm në botë. Sipas statistikave të fundit Lionel Messi ka realizuar 46 gola, kurse Neymar 14, që në total bëjnë 60 gola, një më shumë se dyshja e re e PSG-së, Ibrahimovic (30) e Cavani (29).
Ndërsa, sulmi i Real Madridit do të përbëhet sërish nga Cristiano Ronaldo (34 gola) e Karim Benzema (11).
Një ndryshim i madh tek Los Blancos do të jetë mungesa e Gonzalo Higuaínit, që iu bashkua Napolit.