03 Maj 2024

Barcelona, me fitimin më të madh vjetor në histori

Barcelonë, 2 korrik - Drejtori financiar i Barcelonës, Xavier Sala i Martin, ka pohuar se rezultatet financiare të klubit nga viti i kaluar janë rekord i ri që ndonjëherë ndonjë klub ka arritur.


Barcelona regjistroi të ardhura vjetore prej 445 milionë eurosh, me një profit prej 11 milionë eurosh.


“Kjo shumë prej 445.5 milionë eurosh është rekord në histori të Barcelonës, ndërsa këto janë të ardhurat më të mëdha të prezantuara nga ndonjë entitet sportiv në ndonjë vend, duke përfshirë edhe SHBA-të. Është një ngritje prej 16 për qind, ndërsa është 10 për qind më shumë se sa kemi arritur dhe pasur në përgjithësi në kontekstin e krizës së përgjithshme”, ka thënë Sala i Martin.


Ai shtoi se një sponsor ka ofruar 22 milionë euro për Barcën që vetëm e vetëm ta mbajë logon e UNICEF në fanella për sezonin e ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)