Barcelona më e shtrenjtë se Reali
Barcelonë, 3 nëntor - Portali i njohur gjerman Transfermarket ka bërë një studim mbi vlerën e klubeve evropiane, në të cilin katalanasit prijnë në pozitën e parë me 651 milionë euro.
Portali gjerman ka klasifikuar skuadrat evropiane mbi bazën e vlerës në treg të lojtarëve të tyre, teksa Barcelona duket e pakapshme edhe prej Realit Madridit, me këtë të fundit që kap vlerën e 601.3 milionë eurove.
Në vendin e tretë gjendet Manchester City me 498.25 milionë, i përcjellë nga rivalët e qytetit Manchester United, me 441 milionë.
Në vendin e pestë pozicionohet gjiganti gjerman Bayern (415.95 milionë), i gjashti Chelsea (387 milionë), që lë mbrapa PSG-në e sheikëve (308.25 milionë).
E vetmja skuadër italiane që ka hyrë në top 10-shen e parë është Juventusi (307.02 milionë euro), që pasohet nga Arsenali (285.75 milionë) dhe Tottenhami (261 milionë).