Barcelona këtë vit ka vetëm 45 milionë euro për transferime

Barcelonë 9 qershor - Barcelona ka njoftuar se ata nuk kanë më shumë se 45 milionë euro buxhet për transferime këtë sezon
Zëvendes presidenti për qështje ekonomike i klubit katalan, Javier Faus ka bërë këtë shifër publike të mërkurën në një deklaratë të tij por ai ka deklaruar se kjo shifër mund të rritet nese shiten disa nga lojtarët.
Barcelona ka 45 milionë euro për transferime këtë sezon, plus të ardhurat nga shitja e disa lojtarëve të cilët nuk janë të dobishëm për klubin citohet të ketë thënë ai në web faqen zyrtare të klubit.
Ai më pas shtoi: SuperKupa e spanjës kundër Real Madridit që do të zhvillohet në gusht sjellë edhe 3 milionë euro të tjera
Borxhi bruto Barcelonës qëndron në rreth 483m ndërsa borxhi neto është rreth 364m , një rënie nga 532m dhe 431m respektivisht.
Deri tani nuk është punuar shumë në këtë drejtim por gjatë dy viteve të ardhëshme do të punojmë në shkurtimin e borxhit. Nuk mund të hiqet dorë nga kjo pune shtoi Faus
FC Barcelona humbi 83m vitin e kaluar dhe 21m këtë vit dhe nuk mund ti lejojë vetes që të vazhdojë me humbje të parave.