Barcelona kërkon të transferoj Hulk
Barcelonë, 16 janar - Barcelona kërkon të marrë gjatë merkatos së janarit një sulmues shumë të fuqishëm, ndaj i ka hedhur sytë nga sulmuesi brazilian i Portos, Hulk.
25-vjeçari, i cili ka realizuar 12 gola në 24 ndeshje të këtij sezoni, është vënë në shënjestër nga Chelsea, por kontrata me Porton që skadon në vitin 2016 ka një klauzolë e cila e lejon të largohet vetëm nëse klubet e interesuara paguajnë 100 milionë euro