Barcelona kërkon Neymar dhe Lucas
Barcelonë, 3 shkurt - Barcelona është duke shikuar dy super-talentët brazilian, Neymar dhe Lucas të cilat mund të jenë yje të futbollit në vitet e ardhshme dhe mund ta dominojnë atë me talentin e tyre.
Paraqitja fantastike e Neymar dhe Lucas për Brazilin (nën moshën 20 vjeçare) ka bërë që ata të bien nën syrin e shumë klubeve të mëdha evropiane duke përfshirë këtu edhe gjigantin spanjoll, Barcelonën.
El Mundo Deportivo raporton se Barcelona ka dërguar Albert Valentin të monitoroj situatën e lojtarit të Santos, Neymar dhe atë të Sao Paolos Lucas.
Nëse Barcelona transferon dyshen 18 vjeçare atëherë Blaugranët mund të jenë edhe më të pandalshëm se që janë.