Barcelona interesohet për Rooney
Barcelonë, 25 qershor - Barcelona është gati që të përballet me konkurrencën e Real Madridit dhe Chelseat për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Manchester United, Wayne Rooney.
Ylli i Djajve të kuq pritet që këtë javë të sqarojë situatën e tij në Manchester United, kur do të bisedojë me trajnerin e ri David Moyes.
Muaj më parë Alex Ferguson ka thënë se Rooney nuk ishte për shitje edhe pse sulmuesi kishte kërkuar të shitej.
Por burimet në Barçë i kanë thënë gazetës The sun se ata janë duke e monitoruar situatën e anglezit në United dhe nëse ai dëshiron të largohet atëherë Barcelona është e gatshme të bëjë ofertë për të.
Rooney është lojtari që do të përshtatej shumë mirë në sistemin tonë, ka thënë burimi.
Mbrojtjen e kemi synim gjithmonë në Barça dhe Rooney është lojtar që punon shumë për këtë gjë, ka shtuar ai.
Lëvizjet e tij, kontrolli i topit dhe vizioni i tij janë fenomenale dhe nëse ai shitet atëherë klubi ynë sigurisht që do të tentojë të nënshkruajë me të.