Barcelona interesohet për irlandezin O'shea
Barcelonë, 21 shkurt - Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona është e interesuar që në radhët e veta të sjell mbrojtësin e Mançester Junajtedit, Xhon OShea.
Gazeta katalonase Sport, njofton se drejtuesit e Barcelonës, planifikojnë që gjatë verës të sjellin një futbollist, i cili do të jetë si zëvendësim për brazilianin Dani Alves, në rast se braziliani lëndohet.
Përveç irlandezit OShea, drejtuesit e Barcelonës vëmendjen e tyre e kanë përqëndruar edhe te mbrojtësi i Osasunas, Cesar Azpilicueta.
Ndërkohë, OShea vazhdon të vuajë lëndimin që pësoi në ndeshjen e Irlandës kundër Francës, ashtu që ekziston mundësia që të mos paraqitet aspak këtë sezon për Djajtë e Kuq.