Barcelona interesohet për Gonul
Barcelonë, 24 shkurt - Gjiganti spanjoll, Barcelona do të tentojë që në fund të sezonit të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Fenerbahces, Gokhan Gonul.
Sport.es raporton se Barcelona është duke e përcjellur lojtarin e Fenerbahces, i cili shumë lehtë mund të zëvendësojë në Camp Nou, brazilianin Dani Alves.
Kontrata e Gonul përfundon në maj të këtij viti dhe kjo gjë i ka tërhekur shumë top-klube evropiane të interesohen për të, ku në mesin e tyre futet edhe gjiganti italian, Milan dhe ai gjerman, Bayern Munich.