Barcelona i ofron Messit pagë me të madhe
Barcelonë, 4 tetor - Barcelona është e gatshme që të largojë interesimin e Manchester Cityt nga Lionel Messi, duke i ofruar këtij të fundit një rritje të pagës.
Messi nënshkroi një vit më parë një kontratë të re dyvjeçare deri në vitin 2016, e cila e bëri atë lojtarin më të paguar të klubit.
Sidoqoftë, katalanasit duan që të vënë në jetë atë që kanë përsëritur gjatë gjithë verës, se Messi nuk është në shitje, duke i ofruar yllit argjentnas një rritje të pagës.
Thuhet se oferta e fundit e Barcelonës ka të bëjë me një ngritje të lehtë të pagës prej 10.5 milionë euro, ashtu si heqjen nga tatimi.