Barcelona humb 170 milionë
Barcelonë, 10 qershor - Shitja e yjeve të dështuar në Camp Nou, i ka kushtuar Barcelonës me 170 milionë euro vitet e fundit.
Shitja e David Villas te Atletico Madrid ishte kulmi i biznesit jo të mirë që kampionit të Spanjës e ka kryer në tregun e transferimeve viteve të fundit.
Villa kaloi te Atletico për 5.1 milionë euro, pasi kishte arritur nga Valencia për 40 milionë euro tre sezone më parë.
Mbi të gjitha, Barcelona ka humbur rreth 170 milionë euro nga tetë transferimet e fundit, edhe pse Villa nuk është më i keqi. Kreu i humbjeve të Barcelonës mbahet nga Zlatan Ibrahimovic.
Transferimet më të këqija të Barcelonës (dallimi në mes të çmimit blerës dhe shitës).
1. Zlatan Ibrahimovic (-63 milionë)
2. David Villa (-34.9 milionë)
3. Henrique (-16.5 milionë)
4. Hleb (-15 milionë)
5. Keirrison (-14 milionë)
6. Caceres (-13 milionë)
7. Chigrinsky (-10 milionë)
8. Maxi Lopez (-4 milionë)
Total: 170.4 milionë humbje.