Barcelona ekip që kushton plot 500 milion euro
Barcelonë, 23 qershor - Sipas gazetës spanjolle, "El Mundo Deportivo", gjashtë specialistë të tregut futbollistik, kanë dhënë mendimet e tyre dhe kanë nxjerrë një përfundim.Skuadra e sotme e Pep Guardiolës kushton plot 500 milion euro.
Një shifër e tillë bën që Barça të jetë skuadra më e vlefshme jo vetëm ndër këto që luajnë sot, por edhe në të gjithë historinë e futbollit.
Natyrisht më i kushtueshmi është Lionel Messi, kartoni i të cilit vlen 131 milionë euro, ndërsa gjithçka do të ndryshonte nëse do të realizohej ajo që u mendua më parë, shitja e Cristiano Ronaldos për tek Manchester City për 170 milionë euro. Në këtë rast, kartoni i Messit mund t′i afrohej 200 milionëve.
Andres Iniesta vlerësohet në 60 milionë, Xavi në 42 milionë për shkak të moshës 31-vjeçare, Pique kushton 45 milionë ndërsa David Villa arrin në 42 milionë euro