Barcelona e gatshme të transferojë Rooneyn
Barcelonë, 27 shtator - Barcelona është e gatshme që ta transferojë asin anglez të Manchester United, Wayne Rooney, në rast se ky i fundit dëshiron të largohet nga klubi anglez verën e ardhshme.
Emri i Rooneyt u gjend në kryetitujt e tabloideve angleze pas spekulimeve për marrëdhënie me një prostitutë, duke tradhëtuar bashkëshorten e tij.
Cënimi i jetës private, thuhet se mund ta detyrojë Rooneyn të ndërrojë ambient.
Pozita e Rooneyt është me vlerë për tu monitoruar nëse jeta e tij bëhet e vështirë në Angli. Nuk kemi bërë ndonjë ofertë konkrete, por nëse vështirësohet jeta e tij në Angli, ne natyrisht se do ta transferojmë atë, theksoi një burim i afërt me klubin katalanas për The Mirror.