Barcelona do të shpenzojë 50 milionë për Cesc Fabregas
Barcelonë, 7 maj - Barcelona ka vendosur që definitivisht të shpenzojë 50 milionë euro për të transferuar në Camp Nou kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.
Daily Mail shkruan se Blaugranët janë pajtuar që të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali dhe për menaxherin Wenger është teori e pamundur qëndrimi i Fabregas.
Përkundër faktit se Barcelona po ka vështirësi të mëdha financiare, duket se dëshira e Fabregasit për tu rikthyer në vendlindje ishte obligim për tu plotësuar nga presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell.