11 Janar 2025

Barcelona dhe Galatasaray në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Barcelonë, 13 mars - Barcelona dhe Galatasaray kanë përparuar mbrëmë në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve të Evropës.

Barcelona spanjolle ka moshutur AC Milanin me rezultat 4:0, me dy gola të shënuara nga ylli Lionel Messi.

Me rezultat 3-2, Galatasaray e ka mposhtur Schalken në Veltins Arena, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Stamboll përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1, ndërsa pas ndeshjes së kthimit, klubi turk vazhdon tutje me rezultat të përgjithshëm prej 4-3.

Vendasit e nisën mirë sfidën duke krijuar epërsi me anë të Roman Neustadter (18’), por ata pranuan dy gola në pjesën e parë.

Hamit Altintop i shënoi një gol të bukur ish skuadrës së tij (37’), ndërsa Burak Yilmaz realizoi për epërsinë e turqve (42’).

Michel Bastos e barazoi rezultatin për t’i dhënë shpresa ekipit gjerman për kualifikimin, mirëpo Umut Bulut vulosi gjithçka në minutat shtesë (90’+5).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)