Barcelona: Bojan kushton 14 milionë euro
Barcelonë, 4 janar - Sipas së përditshmes spanjolle "Sport", Milani është gati për ta blerë komplet kartonin e sulmuesit Bojan Krkiç gjatë merkatos verore dhe flitet se kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje me klubin e Barcelonës.
Për lojtarin Milani duhet tu paguajë katalanasve shifrën e 14 milionë eurove, të cilat do të paguhen në tri këste. Bojan momentalisht është në huazim nga klubi i Barcelonës, i cili zotëron kartonin e plotë të tij.
Skuadra e parë, e cila ka të drejtën e blerjes së lojtarit është Roma, por verdhekuqtë duket se e kanë mbyllur kapitullin Bojan, çka i ndez dritën jeshile transferimit të tij përfundimtar në Milano.