Barcelona bën ofertën e fundit për Sanchez
Barcelonë, 30 qershor - Zërat më të fundit vijnë nga Barça që kjo e fundit ka bërë një ofertë përfundimtare për sulmuesin e Udineses, Alexis Sanchez. Kjo gjë vërtetohet edhe nga disa të përditshme spanjolle.
E përditshmja spanjolle \"Sport.es\" ka deklaruar se Barcelona ka bërë një ofertë të fundit për Sanchez-in dhe tashmë gjithçka varet nga përgjigjia e drejtuesve të Udineses.
Udinese kërkon plot 50 milionë euro për kilianin, por oferta përfundimtare e Barcelonës është 40 milionë euro dhe nëse ndodh që klubi italian të mos e pranojë një shumë të tillë, atëherë është e mundur që Sanchez të mbetet në Serie A.