Barcelona, 50 milionë euro në dispozicion për merkato
Barcelonë. 17 korrik - Barcelona ka vetëm 50 milionë euro në dispozicion për merkaton e verës. Gjigandi spanjoll është detyruar të marrë një kredi 5-vjeçare në vlerën e 155 milionë eurove gjatë kësaj jave.
Katalanasit kanë pasur probleme me pagat e lojtarëve dhe stafit që nga qershori dhe presidenti i ri Sandro Rosell, kërkon me çdo mjet ta zgjidhë krizën financiare.
Në një deklaratë të klubit, thuhet se në dispozicion janë vetëm 50 milion euro, pasi blerja e David Vija-s, u ekuilibrua me shitjen e Jaja Turé dhe Dimitri Çingrinskit.