Barcelona, 277 milionë euro për Guardiolën
Barcelonë, 28 dhjetor - Akademia e jashtëzakonshme dhe lojtarët që krijohen aty janë pika më e fortë e Barcelonës.
Lojtarë si Mesi, Ksavi, Iniesta, Pujol, Pike e shumë të tjerë u formuan në La Masia, megjithatë blaugranat janë një prej skuadrave që shpenzojnë më shumë në merkato.
Prej emërimit të Pep Guardiolës në krye të stolit (më 8 maj 2008), Barça ka shpenzuar plot 277,5 milionë euro.
Ibrahim Afellai ishte lojtari i 13-të i blerë nga tekniku katalan në tri sezonet e fundit.
Disa prej investimeve kanë qenë të dështuara: këtu përfshihen Ibrahimoviç, Çigrinski, Hleb apo Kaceres.