Barca dhe Reali, ëndrrat e Ribery
Munich, 4 maj - Anësori ofensiv i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka konfirmuar se ai e sheh të ardhmen e tij më parë te Barcelona ose Real Madridi, sesa te Chelsea.
Me kë do të doja të luaja? Pa kurrfarë hezitimi me Lionel Messin. Do të doja të luaja me të dhe Xavin. Me dikë që di të organizojë lojën e ekipit të tij dhe që ka cilësi të jashtëzakonshme të pasimeve. Aktualisht, Xavi është në formë fantastike.
Ka shumë ekipe që i kam ëndërruar, si p.sh, Real Madridi ose Barcelona, deklaroi Ribery duke lënë mënjanë klubet angleze.