Barazon Liverpooli, fiton Tottenhami
Londër, 8 tetor - Skuadra e Liverpoolit vazhdon pa fitore në Anfield edhe pas javës së shtatë në Ligën Premier.
Redsat kanë luajtur pa gola kundër Stoke Cityt, në një ndeshje ku patën raste të shumta dhe disa herë e goditën shtyllën.
Ndërkohë, Tottenhami ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Aston Villas.
Të dy golat e Spursave u shënuan në gjysmën e dytë, ndërsa realizues ishin Steven Caulker (58) dhe Aaron Lennon (67).
Pas xhiros së shtatë, Liverpooli pozicionohet në vendin e 14-të me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa Tottenhami ka 14 pikë në vend të katërt (së paku derisa të kryhet takimi ndërmjet Newcastle dhe Manchester United).