Balotelli te Milan për 17 milion paund
Milano, 28 janar - Milani duket se është shumë pranë transferimit të sulmuesit Mario Balotelli nga skuadra e Manchester City-t.
Lajmin e ka bërë të ditur sot tabloidi britanik The Sun, i cili shkruan se kampionët e Anglisë shumë shpejt do të zyrtarizojnë largimin e sulmuesit italian për një shifër prej 17 milionë paundësh.
The Sun shton gjithashtu se Milan do të ofrojë edhe mesfushorin Kevin-Prince Boateng krahas shumës së kërkuar nga Manchester City për Balotellin.
Sulmuesi italian organizoi një festë lamtumire ditën e djeshme në shtëpinë e tij. Sipas disa burimeve të afërta me Balotellin, mësohet se ai u ka thënë miqve të tij se largimi drej Milanos është i pashmangshëm.
Manchester City e bleu Balotellin nga Interi në gushtin e vitit 2010 për 22 milionë paund, por marrdhëniet e tij me teknikun Mancini kanë qënë aspak të mira.