Balotelli qëndron te City
Manchester, 2 janar - Zërat për një lamtumirë të mundshme të tijën nuk shuhen, por raportet tashmë të ftohta me Roberto Mancini-n të lënë të kuptosh se Mario Balotelli e Manchester City kanë prej kohësh mosmarrëveshje.
Megjithatë, ka një zë që del kundër korit, është pikërisht ai i sheikut dhe padronit të Citizens, Mansour, i cili ka thënë për The Sun: Besoj se Balotelli duhet të qëndrojë, por shumë gjëra varen prej tij. Duhet të kemi parasysh se Mario ka qenë një investim i rëndësishëm për ne.
Ky klub, - ka shtuar më pas Mansour, - nuk i hedh tutje kapitalet e investuara. Sa i përket raporteve mes tij e lojtarit, ai sqaron: Janë shumë të mira.
Kujtojmë se aktualisht për Balotelli-n ka vetëm një mundësi, që të largohet nga Manchester City, pikërisht ajo e rikthimit në Itali në formë huazimi te Milan, ekip që mendon prej kohësh për të si një përforcim i rëndësishëm në sulm.
Problemi, siç kanë theksuar shpesh herë Berlusconi dhe Galliani, janë shpenzimet e tepruara dhe të papërballueshme që SuperMario mbart me vete.