Balotelli mund të largohet për 40 milionë euro
Torino, 1 korrik - Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka bërë të qartë se asgjë më pak se 40 milionë euro nuk mund ta bindë atë që ta lëshojë sulmuesin e ri, Mario Balotelli.
Njoftohet se Arsenali dhe Manchester City janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit italian, ndërsa bosi i zikaltërve thotë se për ta transferuar 19-vjeçarin ata duhet të paguajë.
Mi sillni 40 milionë euro dhe Balotelli mund të largohet, citohet të ketë thënë Moratti për Sportmediaset.