Balotelli lojtar i Cityt
Manchester, 14 gusht - Manchester City ka bërë të ditur se ka kompletuar transferimin e sulmuesit italian Mario Balotelli nga Inter.
Balotelli ka kaluar testet mjekësore dhe ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me klubin anglez. Klubi nga Eastlands kishte kërkuar 20-vjeçarin gjatë gjithë verës dhe përfundimisht ka arritur të marrë shërbimet e tij për një shumë që mbetet e pazbuluar, e që thuhet të jetë diku rreth 24 milionë funte.
Manchester City ka kënaqësinë të bëjë të ditur se ka angazhuar Mario Balotellin nga Inter për një shumë e cila do të mbetet sekrete, thuhet në deklaratën e Manchester Cityt.
Sulmuesi nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e parë të Ligës Premier, të cilën City e zhvillon ndaj Tottenhamit në White Hart Lane.