09 Maj 2025

Balotelli ka bërë gati valixhet

Londër, 20 janar - Tabloidi britanik \"The Sun\" bën të ditur se sulmuesi i Manchester City-t, Mario Balotelli  ka nisur t’i paketojë plaçkat, ka bërë gati valixhet, madje i ka dërguar në Milano disa \"paketa\".

Si dëshmi e largimit të tij të afërt nga Manchester, \"The Sun\" tregon se shtëpia e tij në \"Cheshire\" është dhënë për qira.

Ditët e fundit agjenti i Balotellit, Mino Raiola, është parë në Milano, në rrugën \"Turati\", por tani për tani nuk ka konfirmim për ndonjë marrëveshje.

Paga e sulmuesit të kombëtares së Italisë është shumë e lartë për standardet e Milanit, ndërkohë që City nuk ka ndër mend të bëjë lëshime në çmimin e kartonit të lojtarit, të cilin e vlerëson rreth 28 milionë euro. Megjithatë, vullneti i lojtarit mund të bëhet një faktor.

Balotelli ka qenë gjithmonë një tifoz i Milanit, pavarësisht së kaluarës me Interin, kështu që ndoshta është i gatshëm për ta reduktuar pagën vetëm e vetëm që të luajë me kuqezinjtë.

Adriano Gallianin tashmë e pret një detyrë e vështirë, si ajo e gjetjes së gjuhës së përbashkët me drejtuesit anglezë, të cilët, siç tregoi edhe rasti Tevez, janë të vendosur për të mos i shitur lojtarët e tyre, madje edhe me koston e mbajtjes në stol për disa muaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)