07 Maj 2024

Balotelli, jo te Milani në një të ardhme të afërt

Manchester, 12 janar -  Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka mohuar spekulimet se sulmuesi italian do të kalojë te Milani në afatin kalimtar veror.

Mospërshtatja e duhur e Balotellit në Angli dhe transferimi i Edin Dzekos te City, kanë nxitur spekulime se ish-sulmuesi i Interit, mund të kalojë te Rossonerët në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, Mino Raiola, agjenti i SuperMarios, ka thënë për Radio Kiss Kiss se “një ditë, ndoshta po”, por tash për tash nuk mund të flitet për një largim “pasi që Manchester City është skuadra ideale për të”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)