29 Prill 2024

Balotelli, Inter refuzon 30 milionë nga City

Londër, 17 korrik - Manchester City zbret në fushën e lojës dhe bën një ofertë konkrete për sulmuesin e talentuar të Interit, Mario Balotelli.

30 milionë euro në dorë ka ofruar Mancini por shoqëria zikaltër e ka hedhur poshtë ofertën, duke e mbajtur 19 vjecarin, të paktën edhe këtë herë. 3.5-5 milionë euro në vit është paga që i ofrohet italianit por gjithcka është shtyrë.

Moratti vlerëson se Balotelli mund të largohet vetëm me 40 milionë, cka mund të bëjë që sheiku Mansour të shtojë edhe 10 milionë euro edhe pse marrëveshja mund të mbyllet për 35 milionë.

Nëse Mario Balotelli largohet, atëherë Inter mund të hyjë në merkato për argjentinasin Mascherano apo italianin Palombo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)