Balotelli: I kam thënë Ronaldos, do të bëhem më i mirë se ti
Itali, 3 mars - Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, ka njoftuar se i ka thënë superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, se italiani do të bëhet lojtar më i mirë se portugezi.
Ronaldo dhe Balotelli u takuan në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, kur portugezi luante për Manchester Unitedin.
Kërkova fanellën e Cristiano Ronaldos dhe ai më tha se ia kishte dhënë dikujt tjetër. Unë reagova duke i thënë: Do të bëhem më i mirë se ti, ka treguar Balotelli.