Balotelli grindet me mbrojtësin serb, Kolarov
Milano, 5 gusht - Sulmuesi italian, Mario Balotelli është grindur me mbrojtësin serb, Aleksander Kolarov.
Edhe pse italiani ditë më parë deklaroi se e vetmja gjë që e lidh me klubin është miqësia me bashkëlojtarët e tij, siç duket një gjë e tillë nuk qenka e vërtetë.
Sulmuesi italiani ka fyer mbrojtësin serb dhe ka tentuar ta godas me krahut të majtë.
Por, fal ndërhyrjes së shpejtë të shokëve të klubit incidenti më i madh u evitua dhe stërvitja ka vazhduar.
Ditë më parë 20-vjeçari italian ka deklaruar se nuk është i kënaqur me qytetin e Manchesterit dhe kërkon të largohet nga City. Unë nuk jam i lumtur në Manchester, nuk më pëlqen qyteti, u shpreh ai.