Balotelli do të kthehet në kombëtare
Romë, 2 dhjetor - Mario Balotelli është duke kaluar në një formë mjaft të mirë të skuadra e Nice në Ligue 1.
Janë bërë tashmë dy vite prejse Balotelli ka luajtur për herë të fundit me kombëtaren e Italisë.
Por forma e mirë që po kalon ish-sulmuesi i Liverpoolit në kampionatin francez, do ti garantojë atij një vend në listën e lojtarëve të ftuar nga Gianpiero Ventura, sipas Gianfranco Zolas.
Mua më duket se ai ka nisur të punojë më shumë dhe shpresoj që të vazhdojë me këto ritme, pasi që kjo është mënyra e vetme për tu rritur si lojtar, ka thënë Zola për Omnisport.
Nëse Mario tregon lojëra të mira edhe në muajt në vazhdim, do të jetë vetëm çështje kohe kur ai do të kthehet në kombëtaren e Italisë.
Të gjithë e dimë se çfarë kapacitete ka Balo, por krejt çka i duhet atij është të mësohet ta kontrollojë veten, ka përfunduar Zola.
Hera e fundit kur Balotelli është ftuar në kombëtaren e Italisë, ka qenë Kampionati Botëror i vitit 2014.