Balotelli bllokon City-n për 800 mijë euro më shumë
Manchester , 31 korrik - Bllokohet transferimi i sulmuesit Mario Balotelli tek Manchester City dhe si rrjedhojë bllokohet edhe Interi në merkato.
Ashtu si shoku i skuadrës, Douglas Maicon edhe Balotelli ka probleme me cështjen e pagës vjetore pasi agjenti i tij kërkon 3.8 milionë euro, ndërsa klubi anglez ofron vetëm 3 milionë euro.
Kuyt dhe Mascherano, dy lojtarë që kërkohen me ngulm nga Rafa Benitez duhet të presin edhe disa ditë, pasi e ardhmja e tyre varet nga shitjet e kampionëve të Europës.
Inter dhe Manchester City do ndeshen të shtunën në një miqësore në Baltimora ku Balotelli do jetë ende sulmues i skuadrës italiane.
Marrëveshja mes klubeve është arritur pasi Inter do marrë 35 milionë, ndërsa palët ndahen nga vetëm 800 mijë euro më shumë që kërkon SuperMario.