Balak i jep lamtumirën futbollit
Laipcig, 7 qershor - Mikael Balak i ka dhënë lamtumirën futbollit në miqësoren e shumëpritur të lamtumirës në Laipcig.
Përpara 50 mijë tifozëve, ikonave të futbollit, miqve dhe personaliteteve të futbollit, emblema e futbollit gjerman shkelmoi për herë të fundit topin në një fushë të blertë.
36-vjeçari shënoi tri herë, dy herë për skuadrën e tij dhe një herë për Yjet e Botës, pasi në pjesën e dytë ai ndërroi fanellë dhe u vu nën urdhrat e Jose Mourinho.